Rosberg, pol pozicion në Barcelonë

Nico Rosberg, fiton pole-position në Çmimin e Madh të Barcelonës.E gjithë vija e parë në garën e Montmelo do të jetë tërësisht "pronë" e Mercedes. Piloti gjerman regjistroi kohën më të shpejtë duke lënë pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton.Pas tyre renditet kampioni i botës në fuqi Sebastian Vettel, i katërti Kimi Raikkonen, vendi i pestë për spanjollin e Ferrarit Fernando Alonso dhe i gjashti për Massa.Piloti brazilian është nën hetim për shkak të një incidenti gjatë provave me Mark Webber.