Java e 35-të e Primera Divizion, Barcelona kërkon fitoren dhe titullin ndaj Atletico Madrid

Kampionati spanjoll ka luajtur dje ndeshjen e parë të javes së 35-të mes Levantes dhe Saragozes, e cila ka përfunduar në barazim pa gola.La liga vijon sot neser dhe pasneser me takime të tjera të rëndësishme, të cilat pritet të dhurojnë emocione të shumta dhe surpriza. Këtë fundjave në kampionatin iberik pritet të mësohet zyrtarisht skuadra kampione.Barcelona ka shanset që neser ndaj Atletiko Madridit në “Vinsente Kalderon” të sigurojë automatikisht titullin kampion. Katalanasit kanë dominuar në Spanjë nga fillimi deri në fund, ndërsa tani pritet që të marrin frytet e një punë të mundishme për gjatë gjithë sezonit.Sfida ndaj Atletiko Madrid është edhe përballja më e rëndësishme e kësaj fundjave në La Liga, pasi në fushë zbresin yje katalanas përballë bomerit Fakao me Kompani. Përveç këtij takimi me interes pritet edhe përformanca e Realit të Madrid sot në transfertë ndaj Espanjollit.Polemikat e shumta që kanë shpërthyer brenda klubit pritet të pasqyrohen në fushen e lojes. Po ashtu interes të veçantë në këtë fundjavë paraqesin edhe takimet mes skuadrave që pretendojnë pjesmarrjen në kupat e Europes dhe atyre që pretendojnë sigurimin e mbijeteses.Në La Liga asgjë nuk është mbyllur në këtë drejtim dhe në javet e mbetura pritet të shohim një luftë të ashpër sportive, ku spikat ajo për qendrimin mes skuadrave më të mira në Primera Divizion. Duke filluar nga vendi i 11, që mbahet nga Espanjol dhe duke vijuar deri të vendi i fundit që mbahet nga Majorka ekipet kanë një diferencë të vogel pikesh që u lejon atyre të shpresojnë për arritjen e objektivit sezonal shpëtimin ga rënia e një kategorie më poshtë.Nga 10 skuadrat e rrezikuara, është e sigurt se katër prej tyre nuk do të jenë më pjesë e elites së futbollit spanjoll pasi të luhen 4 javet e fundit të kampionatit.Në këtë fundjavë në Premier Ligë do të kemi këto takime:Atletiko Bilbao - MajorkaValadolid - DeportivoOsasuna - GetafeEspanjol - Real MadridNeser La liga vijon me 4 ndeshje të tjera:Rajo Vajekano - ValenciaReal Betis - Selta VigoAtletiko Madrid - BarcelonaMalaga - SeviljaNdërsa të hënen mbyll javen e 35-të të kampionati sfida mes Real Sociedad dhe Granada.