Mojes nënshkruan kontrat 6-vjeçare me Manchester United

Mançester Junajtid ka zyrtarizuar tashmë përfundimisht nënshkrimin e kontratës me David Mojes, duke konfirmuar se trajneri skocez do të jetë pasardhësi i Sër Aleks Ferguson në stolin e "Djave Britanikë". Një skocez për të zëvendësuar një legjendë të United që vjen pikërisht nga i njëjti shtet. Kjo është zgjedhja që kanë bërë drejtuesit e Manchesterit të cilët kanë larguar përfudimisht dyshimet që në krye të skuadrës do të vinte një emer i madh si Mourinho. Me arritjen e marrveshjes trajneri i ri i "Djajve" Mojes është shrehuer se: "Është një nder i madh që më është kërkuar të jem trajneri i ardhshëm i Mançester Junajtid. Jam i lumtur që Sër Aleks e pa të arsyeshme të më rekomandonte mua për këtë vend pune, kam respekt të madh për gjithçka që ka bërë dhe për këtë klub futbolli". Mojes ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare me skuadrën e re por akoma nuk janë bërë të qarta detajet rreth shumës që ai do të përfitojë."E di se sa e vështirë do të jetë që të jem pasardhës i trajnerit më të mirë të të gjitha kohërave, por mundësia për të drejtuar Mançester Junajtid nuk të vjen shpesh dhe po pres me padurim detyrën e re në sezonin e ardhshëm", deklaroi ai.Ndërkohë, Aleks Ferguson bëri të qartë se ishte prej kohësh një admirues i Mojes dhe i kishte kërkuar në vitin 1998 që të bëhej asistenti i tij. "David është një njeri me integritet dhe me etikë të lartë pune. E kam admiruar punën e tij për një kohë të gjatë dhe e kam kërkuar që në vitin 1998 që të vinte si asistent këtu. Ai ka padyshim të gjitha cilësitë që priten nga një trajner në klubin tonë", ishin lëvdatat e Sër Aleks për pasardhësin e tij në drejtimin e Mançester Junajtid. Tani mbetet për tu parë nëse jetëgjatësia dhe triumfet e Mojes do të jenë të njëjtat me ato të ish strategut skocez Ferguson. Mojes ka kërkuar që së bashku me të në drejtimin e "Djajve" të ketë si asistent Fill Nevill, njeriun e duhur qe e njeh mirë situatën ne kampin e Manchester pasi ka luajtur për 11- vite me këtë fanellë.