Tirana barazon në Laç, Superliga luan sot ndeshjet e fundit
Ndryshe nga ndeshja mes Tomorit dhe Teutës, e cila dhuroi shumë gola, sfida e luajtur dje në Laç mes vendasve dhe Tiranes ka përfuduar me rrjeta të paprekura edhe pse të dyja ekipet e kërkuan golin deri në minutat e fundit. Të dyja skuadrat vinin në këtë takim të fudit të sezonin pa objektiva dhe barazimi duket se ka kënaqur të dyja skuadrat.Laçianëve u ka shërbyer kjo përballje si një test i rëndësishem para finales së kupes së Shqipërisë ndaj Bylisit, ndërsa kryeqytetasve e drejtuar nga Nevil Dede u ka shërbyer më shumë për të meduar për sezonin e ardhshëm dhe për të aktivizuar lojtarë të rinj.Përveç këtyre dy sfidave të luajtura dje dhe pardje, Supërliga shqiptare vijon sot me takimet e fundit të kampionatit ku bi në sy sfida mes Skëndërbeut kampion dhe Kukësit të vendit të dytë. Në qytetin verilindor të gjithë po mendojnë për organizimin e festes së titullit dhe arritjeve të ekipit të Kukësit.Ky takimi do të luhet në stadiumin "Zeqir Ymeri" dhe do të shndërrohet në një ambit festiv, ku përveç një spektali dhe ferpley në lojë do të ketë edhe një atmosferë inkandeshente në shkallet e stadiumit pasi luajnë kampionet dhe nënkampionet e Shqipërisë.Në javen e fundit të Supërliges shqiptare do të luhen këto takime" Luftëtari - Shkumbini, Bylis - Besa, Apolonia - Flamurtari, ne "Loro Boriçi" Vllaznia - Kstrioti, dhe stadiumin "Zeqir Ymeri" Kukësi-Skenderbeu. Në këtë takimin pritet të jenë pjesë e festes drejtuesit me te larte te futbollit shqiptar dhe jo vetem, ku do të dorëzohet edhe simboli i titullit kampion Skëndërbeut, i cili e fiton për të tretin vit radhazi dhe të katërtin në historinë e klubit.