Manchester City, 35 mln sterlina për kartonin e "bomberit" El Shaarawy
Një fillim i mirë në kampionat ku El Shaarawy ishte padyshim lideri i skuadrës së Milan në sukseset e arritura, ndërsa nuk ka rezultuar i tillë deri në fund të sezonit. Pas ardhjes së Balotelit në skuadër gjetja e rrugës së rrjetës për faraonin ka qenë shumë e vështirë, ndërsa shpesh herë Alegri është detyruar ta lërë në stol.Pikërishtë lënia në stol për një pjesë të mirë gjatë gjysmes së dytë të sezonit ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesin për të marrë shërbimet e sulmuesit italian me origjinë egjiptiane.Në krye të listës së skuadrave që janë interesuar dhe vazhdojnë të interesohen për El Shaarawyn qëndron Manchester Siti. Sipas të përditshmes italiane Tutotsport behet e ditur se drejtuesit miliarder të "Qytetarve" janë të gatshëm ti ofrojnë Milanit 35 milion sterlina për talentin e futbollit italian.Kjo shifër e lartë ka tunduar drejtuesit e "Djallit" të cilet edhe pse e kanë cilësuar El Shaarawyn si të pashitshëm mund të bëjnë lëshime pasi një shifër e tillë nuk mund të vi dy herë në zyrat e klubit nga Milano.Përsa i përket lojtarëve që mund ti bashkohen ekipit kuq e zi në merkaton e ardhshme flitet për një interesim të Alegrit për sulmuesin e Torinos, Alesio Çerçi. Ky i fundit pëlqehet shumë nga tekniku siçilian.Ashtu si Alegri, edhe Galiani ka shprehur dëshirën për të sjellë në skuadër një lojtar të ri dhe të talentuar që mund të shërbejë për të ardhmen.Strategjia e drejtuesve kuq e zi është e tillë që të krijojë një ekip për të ardhmen, por nëse lejojnë që El Sharaui të largohet atëherë çfarë kuptimi do të kishte iniciativa për të krijuar skuadrën e së ardhmes, kur drejtuesit nuk janë në gjendje të mbajnë talentet e tyre.