Kukësi-Skëndërbeu, supërsfida e festës së titullit kampion

Supërdueli që do të mbyllë zurtarisht sezonin 2012-2013 në Supërligen shqiptare do të jetë padyshim sfida mes Kukësit dhe Skëndërbeut. Në stadiumin "Zeqir Ymeri" do të vihen përballë njëra-tjetrës kampionet e Shqipërisë dhe nënkampionet për të mbyllur denjësishtë një sezon që ka rezuluar mjaft pozitiv për të dyja ekipet.Si Skëndërbeu që tashmë është shndërruar në një dominues të futbollit shqiptar ashtu edhe Kukësi që ka mahnitur të gjithë me rezultatet e arritura në vitin e parë në superiore kanë treguar se janë me meritë në vendet respektive. Investimet e drejtuesve të klubeve nuk kanë shkuar dëm, pasi skuadrat në fund kanë marrë frytet e duhura pas një sezoni të lodhshëm dhe me plot sakrifica.Ndeshja e dites së sotme pritet më shumë të jetë një takim formal, sesa një luftë e fortë në tapetin e gjelbër. Për ta bërë më interesante këtë sfidë trajneret e skuadrave nuk kanë kursyer lojtaret e formacionit të parë.Trajneri i verilindorve, Cungu pritet të hedhë në fushë formacionin 4-4-2. Në portë: Halilaj. Në mbrojtje: Peqini, Brahja, Malakarne, Hallaçi. Në mesfushë: Progni, Musolli, Alikaj dhe Allmuça. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja: Malindi, Popoviç.Në kampin tjeter trajneri i skuadres së Skëndërbeut, Miral Josa po ashtu pritet të hedhë nga minuta e parë formacionin 4-4-2. Në portë: Shehi. Në mbrojtje: Ademir, Bici, Gvozdenoviç dhe Arapi. Në mesfushë: Kërçiku, Lilaj, Shkëmbi, Orelesi. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja: Plaku dhe Pejiç.