Seria A java e 36-të, Milan hedh një hap të sigurt drejt Champions
Në këtë mesjavë, në Seria A, një hap të rëndësishëm drejt pjesmarrjes në Chempions Ligë, ka hedhur skuadra e Milanit e cila ka shënuar një fitore bindëse me rezultatin 4-0 në transfertë ndaj Pescaras. Kuq e zinjtë e drejtuar nga Alegri të vetëdijshëm se ndeshjet e mbetura të sezonit në kampionat janë jetikë për zonën e Ligës së Kampioneve, nuk e kanë vënë në dyshim për asnjë moment fitoren ndaj një skuadre e cila tashmë ka prerë biletën për rënien nga kategoria.Mario Balotelli, nga penalltia zhbllokoi rezultatin në minutën e dhjetë duke i dhënë skuadrës një avantazh të shpejtë që i mundëson qetësinë dhe freskinë për të shënuar edhe gola të tjerë. Në minutën e 33-të vjen edhe dyfishimi i shifrave nga Suley Muntari pas një harkimi të Robinjos.Pjesa e parë mbyllet me këto shifra ndërsa me fillimin e pjesës së dytë është Flamini që shënoi golin e tretë të takimit. Gjashtë minuta më vonë është sërish Supermario që arrinë të realizojë golin e katërt për Djallin dhe të dytin personal, një takim ku kuqezinjtë dominuan nga fillimi deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Milani renditet i treti në tabelë me 4 pikë larg Fiorentinës, dy ndeshje para përfundimit të kampionatit. Vjollcët e drejtuar nga Montela, vazhdojnë të mbajnë nën presion skuadrën e Alegrit pasi u rikthyen te fitorja këtë fundjavë ndaj Sienës. Fitorja e Fiorentinës erdhi shumë shpejt me një gol të Rodrigues që në minutën e 14. Edhe pse kishte shumë minuta në dispozicion, skuadra ku aktivizohet edhe bomberi kuqezi, Bogdani, nuk arriti të bënte asgjë për të marrë një fitore dhe për të shpresuar mbijetesën që tashmë është e pamundur. Lufta për të shpëtuar nga rënia në Serinë B, vazhdon të mbetet e fortë dhe vetëm dy javët e fundit pritet të saktësojnë përfundimisht se cilat do të jenë katër skuadrat që nuk do jenë pjesë e elitës së futbollit italian.Në javën e 36 të Serisë A u shënuan këto rezultate:Roma - Chievo 0-1Pescara - Milan 0-4Atalanta - Juventus 0-1Bolognia - Napoli 0-3Cagliari - Parma 0-1Inter - Lazio 1-3Palermo - Udinese 2-3Sampdoria - Catania 1-1Siena - Fiorentina 0-1Torino - Genoa 0-0