Konte kërkon të thyejë rekordin e Kapelos në kampionat

Antonio Konte dëshiron që Juventusi i tij të rishkruajë historinë e futbollit italian dhe mund ta bëjë realitet këtë gjë brenda 8 ditëve të ardhshme, duke thyer rekordin e pikëve në një kampionat nëse fiton të dy ndeshjet e fundit.Bardhezinjtë aktualisht kanë 86 pikë, 5 më pak se rekordi i vendosur nga Juventusi që drejtohej nga Fabio Kapelo në vitin 2006, edhe pse titulli kampion i asaj skuadre u hoq pas procesit "Calciopoli"."Ne duam të provojmë të vazhdojmë të njëjtën rrugë në të cilën kemi ecur deri tani dhe të mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Na duhen dy fitore për një rekord të rëndësishëm ndaj ky do të jetë një motivim më shumë për ne. Nëse arrijmë të thyejmë atë rekord, do të jetë një motiv më shumë për të qenë të lumtur në këtë sezon", deklaroi trajneri, i cili pas ngjarjeve të shëmtuara të mesjavës në Bergamo ndaj Atalantas, u ka bërë thirrje tifozëve të ruajnë qetësinë gjatë festimeve të titullit."Vitin e kaluar, ne zhvilluam një ceremoni shumë të bukur, ndaj ftoj tifozët të mos pushtojnë fushën në fund të ndeshjes. Ne duam që të ngremë këtë trofe para tifozëve tanë, duam që të festojmë bashkë në mënyrën më të mirë të mundshme", tha trajneri para ndeshjes me Kaljarin që do të luhet sonte në mbrëmje dhe që pritet të ketë një atmosferë dhe derkor të mahnitshëm në shkallet e "Juventus Stedium".