Superliga luan aktin e fundit të sezonit 2012-2013
Superliga shqiptare ka luajtur dje ndeshjen e parë të javës së 26-të ku Tomori ka shkatërruar Teutën me rezultatin 4-1, në Berat. Sot dhe nesër luhen ndeshjet e tjera të kësaj jave e cila është e fudit për sezonin futbollistik 2012-2013. Pasi është përcaktuar skuadra kampione e Shqipërisë, skuadrat që do të marrin pjesë në kupat e Europës dhe ata që do të zbresin një kategori më poshtë futbolli i kësaj fundjave do të luhet vetem për statistika pasi gjithçka është konfirmuar.Sot në orën 17:00 do të luhet takimi mes Laçit dhe Tiranës një takim ky që pritet të shfrytëzohet nga të dy trajnerët për të aktivizuar lojtarë të rinjë. Kjo ndeshje nuk vlen për të ndryshuar pozita në renditje ndaj edhe skuadrat pritet të luajnë një futbollë të qetë ku trajnerët më shumë do të mendojnë për sezonin e ardhshëm.Nesër Superliga vijon me të tjera takime ku bie në sy sfida mes Skëndërbeut kampin dhe Kukësit të vendit të dytë. Në qytetin verilindor të gjithë po mendojnë për organizimin e festes së titullit dhe arritjeve të ekipit të Kukësit. Takimi i nesërm në stadiumin Zeqir Ymeri do të shndërrohet në një ambient festiv ku të gjithë do ta kenë mendjen më shumë te festa se sa te loja mes dy skuadrave që vlen vetëm për statistika.Në javën e fundit të Superligës shqiptare do të luhen këto takime"Sot luhet Laçi-Tirana ndërsa nesër do të luhen këto përballje: Luftëtari - Shkumbini, Bylis - Besa, Apolonia - Flamurtari, ne "Loro Boriçi" Vllaznia - Kstrioti, dhe stadiumin "Zeqir Ymeri" Kukësi-Skenderbeu. Në këtë takimin pritet të jenë pjes e festës drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptare dhe jo vetëm.