Bundesliga luan sot ndeshjet e javës së parafundit

Bundesliga gjermane luan sot të gjitha ndeshjet e java e 33-të. Ndryshe nga jetet e tjera ku përballjet e kampionati gjerman luheshin në orare dhe ditë të ndryshme , në dy javet e fundit ndeshjet do të luhen në të njëtin orar.Kjo për faktin se akoma nuk janë përcaktuar ekipet që do të marrin pjesë në kupat e Europes, përjashtohen këtu tre skuadrat e para, ku Bajern është shpallur prej kohesh kampion ndërsa Dortmund dhe Liverkusen kanë siguruar pjesmarrjen në Chempions Ligë si skuadra të renditura matematikisht në vend të dytë dhe të tretë.Për vendin e fundit që të çon në Ligën e kampioneve luftojnë tres skuadra: Franfut, Freiburg dhe Shalke. Këta të fundit janë disi më në avantazh, pasi aktualisht mbajnë pozicionin e 4 në renditje të shkëputur me tre pikë nga kundërshtarim më i afert dhe që sot mund të zyrtarizojnë automatikisht pjesmarrjen në Chempions për edicionin e ardhshëm.Përveç pjesmarrjes në kupat e Europes një interes të veçantë paraqet edhe lufta në fundin e tabeles. Greuther Furth ka siguruar atomatikisht rënien nga kategoria, ndërsa për mbijetesë luftojnë 5 ekipe ku bie në sy një skuadër e njohur e futbollistit si Verder Bremen.Më pak e rrezikuar nga kjo 5-she duket skuadra e Nurenberg, e cila me dy barazime në ndeshjet e mbetura mund të sigurojë atomatikisht qendrimin në eliten e futbollit gjerman edhe për sezonin e ardhshëm. Në javen e 33-të kampionatit gjerman pas pak pritet të startojnë këto ndeshje: Bayer Leverkusen - Hanover, Bajern Mynih - Augsburg Fortuna Dysseldorf - Nurenberg, Grether Furth - Freiburg Hoffenheim - Hamburg Mainz - Mynshengladbah Shalke – Shtutgart Verder Bremen -Eintrakt Frankfurt dhe Volfsburg - Borusia Dortmund .