Devid Mojes kërkon largimin e Roney dhe afrimin e Benzema
Ardhja e Devid Mojes në radhet e Manchester United si zëvendësuesi i strategut Ferguson pritet të shoqërohet me lëvizje të shumta në radhet e "Djajve" si në radhet e largimeve ashtu edhe në ato të afrimeve.Pas ineresimit për të marrë me vete në skuader dy ish lojtarët e tij nga Everton, Fellaini dhe Beins, ajo që shqetëson teknikun e ardhshëm të United është e ardhmja e sulmuesit Uejn Runi. Sipas mediave angleze thohet se sulmuesi britanik nuk gëzon raporte të mira me ish trajnerin e tij te Everton dhe kjo ka bërë që ai të kërkojë që tani largimin nga skuadra.Largimi tij nga Manchester United do të siguronte të ardhura të mjaftueshme për blerjen e një sulmuesi që i pëlqen shumë David Mojes. Bëhet fjalë për bomberin francez të Real Madrid, Karim Benzema.Klubi ka bërë të qartë se pret oferta për sulmuesin e përfaqësueses angleze, kartoni i të cilit thuet se kushton 25 milion paund. Me përfitimin që mund të sjellë largimi i Runeit, sipas mediave britanike thuhet se drejtuesit e Manchester United do të bëjnë një ofertë prej 30 milion paund në drejtim të Real Madrid, me qellim për të bindur "Glaktiket" që të lënë të lirë sulmuesin e tyre.Ndonëse mediat angleze kanë bërë të ditur sot se marrëdhëniet mes Runit dhe Mojes janë normalizuar, skocezi është i bindur se Benzema do të ishte shumë më vendimtar për "djajtë e kuq" me lojën e tij si qendërsulmues i mirëfilltë. Ndaj ai është gati të sakrifikojë lojtarin të cilin e zbuloi vetë te Evertoni dhe i dha mundësinë të luante me ekipin e pare, kur ishte vetëm 16 vjeç.Deri tani, për lojtarin anglez kanë shfaqur interesim Çelsi dhe PSG, por asnjë prej këtyre skuadrave nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare.Përsa i përket Benzema, ai ka edhe dy vite kontratë të mbetura me skuadren madrilène, por në rast të një oferte të tillë ajo mund të prishet me dakordësine e lojtarit dhe drejtuesve të klubit.