Levandovski: U takova me presidentin e Realit
Pasi shënoi 4 gola në gjysmëfinalen e Chempions Ligë të cilët rezultuan deçiziv për eliminimin e Realit nga ky kompeticion Robert Levandovski ka pranuar se është takuar dhe ka biseduar me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez.Për mediat gjermane sulmuesi Polak ka pranuar se pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve të luajtur në "Santiago Bernabeu" ka patur një takim me numrin të "galaktikëve". Sipas asaj që ka publikuar gazeta gjermane "Bild", lojtari është takuar me Perez në një nga dhomat e stadiumit, por nuk ka pranuar të tregojë temën e bisedimeve."Po, e takova në një dhomë pas përfundimit të ndeshjes, por unë nuk i thashë asgjë. Nëse dëshironi të dini se çfarë tha ai, lexoni shtypin sportiv", ishin fjalët e sulmuesit polak rreth kësaj çështje, duke aluduar për atë që u shkrua në javën e kaluar në mediat spanjolle se numri 1 i madrilenëve i kishte bërë të qartë se dëshironte ta transferonte në radhët e kësaj skuadre.Por kjo tentativë e Real Madrid, ashtu si edhe ajo e Mançester Junajtid, për të marrë lojtarin mund të dështojnë brenda të mërkurës se ardhsme ky pritet të vendosen pikat mbi "I" rreth një kalimi të tij të Bayern Mynih. Mediat gjermane raportojnë se lojtari ka rënë parimisht dakord me Bavarezët për të kalur në radhët e tyre që në sezonin e ardhshëm.Për ta bërë realitet këtë lëvizje, Bajern duhet të paguajë brenda të mërkurës 25 milion euro. Nëse kjo nuk arrihet atëher Perez dhe stafi i tij pritet të hidhet në sulm për të blerë kartonin e sulmuesit i cili i shkatojë eleminimin në Chempions.