Rilindja e Interit nis nga largimet
Inter kerkon te rikthehet mes më të mirëve të kampionatit iitalin pas një sezoni të dështuar, ku një pjesë të rëndësishme kanë luajtur edhe dëmtimet e shumta.Me Stramacionin apo jo në krye të pankines, skuadra e Moratit kërkon rikthim dinjitoz dhe për të arritur këtë gjë përveç investitorëve që mund ti bashkohen skuadrës, Presidenti kërkon largimin e disa lojtarëve që mendohet se nuk kanë çfarë të japin më për ngjyrat zikaltër.Sipas mediave italiane bëhet e ditur se skuadra e Interit me shumë mundësi nuk do të jetë kjo e këtij sezoni, por do të jetë shumë ndryshe pa grupin e lojtarëve që kanë zhgënjyer këtë sezon.Sipas "La Gazzetta dello Sport", një numër i madh futbollistësh priten të largohen gjatë merkatos së verës, duke e shndërruar kampin e Inerit në një revolucion të vërtetë. Emrat që flitet se do ti japin lamtumirën ekipit janë: Tomazo Roki i cili kryeson listen prej 11 vetësh.Pas tij vjen Silvestre, i cili eshte aktivizuar shume pak per te mos thene aspak gjate sezonit. Ne mbrojtje mund te largohen edhe Samuel e Kivu dy veteranët qe kane dale jashte objektivave te zikaltërve. Ndërsa edhe Pereira ka zhgënjyer totalisht, duke qenë se pritej shumë prej tij.Në mesfushë Kambiaso edhe pse ka qenë nje nga me te fuqishmit e skuadrës së Interit përgjate gjithe sezonit ,duket se aventura e tij do te perfundoje me mbarimin e sezonit. Ne repartin e mesfushes edhe Skeloto pritet ta perfundoje para kohe aventuren me zikaltrit.Nje deshtim ky i merkatos se dimrit qe pritet t’i bashkohet edhe Kuzmanoviç. Ndersa ne repartin e sulmit veteranit Roki pritet ti bashkohet edhe Kasano. Ky i fundit flitet se mund të kaloje ne France te skuadra e Monakos.Largimi i ketyre emrave pritet të sjellë te ardhura te mjaftueshme per te bere goditjet e medha ne merkaton e ardhshme qe Interi te rikthehet perseri nje ekip pretendent.