Talenti gjerman Drksler firmos me Schalken deri në 2018-ën
Shalke ka arritur të heqë nga merkato talentin e saj, mesfushorin 19-vjeçar Julian Draksler, i cili ka shkëlqyer në edicionin e fundit, duke arritur që të bëhet pjesë edhe e kombëtares gjermane të futbollit. Futbollisti që konsiderohet nga të gjithë specialistet e futbullet si një ndër talented e futbollit gjerman dhe atij Botëror ka pranuar rinovimin e kontratës së tij me ekipin nga Gelsenkirshen, duke e zgjatur atë deri në vitin 2018.Klubi e ka festuar këtë lajm duke shpërndarë në të gjithë qytetin makina që mbanin postera të mëdhenj të lojtarit ku shkruhej: "Julian Draksler, me krenari dhe pasion deri në vitin 2018!", një mënyrë origjinale për të lajmëruar tifozët e skuadrës të cilët ishin shqetësuar se mos futbollisti do të transferohej te Borusia Dortmund, Bajern Mynih apo ndonjë skuadër tjetër e madhe europiane, siç përflitej në shtypin sportiv ndërkombëtar.Për të siguruar qëndrimin e tij, klubi ka vendosur një klauzolë largimi shumë të lartë, 45 milionë euro, në mënyrë që të largojë çdo pretendent të mundshëm për t'i rrëmbyer mesfushorin e talentuar i cili është pesë e klubit që në moshën 8 vjeçare.Nëse ndonjë skuadër do të kërkojë të blejë futbollistin, do të jetë i detyruar të shkund arkat dhe të thyejë rekordin e transferimeve në Gjermani, të vendosur pak javë më parë nga Mario Gëtse, i cili do të kalojë nga Borusia Dortmund te Bajern Mynih pasi bavarezët do të paguajnë 37 milionë euro.