Lazio e Canës fundos Interin, e mund 1-3 në "San Siro"
Takimi më i rëndësishëm i javës së 36 në Seria A ka qenë padyshim sfida mes Inerit dhe Lacios, pavarësisht pozitave që mbajnë dy ekipet në tabelën e klasifikimit.Pas humbjes me Napolin në fundjavë me rezultatin 3-1, Inter është mposhtur përsëri me të njëjtin rezultat nga skuadra e e Lacios, por kësaj radhe përballë publikut milanez që përjetoi zhgënjimin e radhës në “San Siro”. Kryeqytetasit e drejtuar nga Petkoviç, ashtu si në fundjavë ndaj Bolonjës ishin të pandalshëm, ndërsa në radhët e tyre luajti për 90 minuta edhe kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana. Ky i fundit pati një rol të rëndësishëm në këtë fitore, duke treguar forcën e tij në mbrojtjen e Lacialve. Të parët në këtë takim shënuan miqtë nga kryeqyteti me Flokarin në minutën e 22-të, ndërsa Interi ju përgjigj 10 minuta më vonë me anë të Alvarez. Në fundin e pjesës së parë është braziliani Hernanes që kalon skuadrën e tij përsëri në avantazh me anë të një 11-metërshi, i cili do të mbyllte 45 minutat e para më një avntazh të skuadrës bardhekaltër.Në pjesën e dytë, janë zikaltërit që kërkojnë golin e barazimit, por Alvarez gabon rastin më të mirë për të rikthyer përsëri barazpeshën. Argjentinasi nuk tregohet i saktë nga 11-metërshi duke i dhënë mundësi Marketit të bëhet protagonist në fitoren e Lacios, e cila në minutën e 75-të gjen golin e tretë me anë të Onazi. Më këtë gol vuloset rezultati i takimit në 3-1 dhe Lacialët dalin me kokën lart nga “San Siro”, duke fundosur zikaltërit më tej në krizën e rezultateve.Me këtë humbje Inter i dorëzohet në luftën për të marrë pjesë të paktën në Europa Ligë, ndërsa Lacio tashmë vazhdon të shpresojë që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e kupave të Europës.