Del Bosque në mbrojtje të Casillas
Vicente Del Bosque del në mbrojtje të Iker Casillas.Edhe pse trajneri i kombëtares spanjolle mundohet të qëndrojë jashtë polemikave mes portierit dhe trajnerit të Real Madrid, nuk ngurroi të vlerësonte figurën e kapitenit të "Los Blancos"."Një madrilen i mirë, duhet ta dojë shumë Iker Casillas. Në të dy jemi rritur në Madrid. Aktivizimi ose jo i tij titular, është çështje e brendshme e Realit dhe unë nuk jam i autorizuar të flas për këtë", deklaroi trajneri i Spanjës.62-vjeçari nga Salamanka, nuk la hapësira për keqinterpretime edhe kur u pyet nëse Kasillas do të luajë titullar në Kupën e Konfederatave."Nëse Casillas do të luajë titullar me Spanjën, këtë do ta shohim kur të luhet ndeshja e radhës. Ai është djalë i Madridit për gjithë jetën dhe ka zhvilluar 143 takime me kombëtaren. Jemi shumë të lumtur që e kemi pjesë të skuadrës sonë", u shpreh Del Bosque.Del Bosque komentoi edhe eliminimin e dy ekipeve më të mëdha spanjolle në gjysmëfinalet e Champions League nga Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund."Ecuria e Bayernit dhe Borussias tregon fuqinë e futbollit gjerman. Kjo shihet edhe në kombëtaren e Gjermanisë, që është shumë e fortë, e organizuar, dhe që ka një trajner të shkëlqyer", ka vijuar tekniku i Spanjës.Pas tre javësh, Del Boske do të shpallë listën e kombëtares spanjolle që do të marrë pjesë në Kupën e Konfederatave, që do të zhvillohet nga 15-30 Qershor në Brazil, ku me shumë mundësi do t'i përfshijë të dy portierët e Realit, Iker Casillas dhe Diego Lopez. Gjithashtu pritet të grumbullohet edhe Javi Martinez, i cili ka shkëlqyer në këtë fund sezoni me bavarezët, ndërsa mbetet në dyshim prania në përfaqësuesen iberike e Fernando Torres.