Wayne Rooney te Bayern Munchen?
Të gjithë të çmendur pas Bayern Munchen.Skuadra gjermane që po mahnit Europën me disiplinën, forcën dhe dominimin ndaj kundërshtarëve, po kthehet në një pikë rëndese për futbollin botëror dhe po të shtojmë këtu edhe faktin që Pep Guardiola do të jetë truri i kësaj makinerie vrasëse që prej sezonit të ardhshëm, atëherë klubi bavarez mund të konsiderohet një lloj Eldorado për futbollistët më të mirë të botës.Njëri prej tyre është sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, që sipas tabloidit "The Mirror", ka shprehur dëshirën për t'u bashkuar me ekipin gjerman. Lojtari i rritur në radhët e Everton e ka humbur vendin e titullarit fiks te "Djajtë e Kuq" dhe ideja për të qenë nën urdhrat e trajnerit katalanas e intrigon shumë.Gjithsesi, marrëveshja që mund ta transferojë sulmuesin në Bundesliga, mund të rezultojë e vështirë, pasi ekipi anglez nuk ka ndërmend ta lejë të lirë pa arkëtuar 30 milionë stërlina dhe në këtë linjë qëndron më pranë Paris Saint Germain, që ka treguar se paratë janë gjëja e fundit që mund ta pengojë për të arritur qëllimet personale.