Kjo është ndërtesa në formë gjarpri

Njihet si “Kulla Aziatike Kobër” dhe është dizenjuar nga arkitekti rus Vasily Klyukin nga Moska. Bëhet fjalë për një ndërtesë në formën e një gjarpri Kobra e cila pritet të ndërtohet në një nga qytetet e Lindjes së Mesme. Dizajni interesant i ndërtesës ka një bazë rrethore që duket si trupi i gjarprit dhe një kokë që duket se ka ‘gojën’ hapur, e cila në fakt është një restorant në tarracë ose një klub nate.