Manchester Sity mund West Bromuich, shënon Dzeko

Në kampionatit anglez janë luajtur mbrëmë dy ndeshje të prapambetura, ku Manchester Siti ka marrë tre pikët e rradhës përballë Uest Bromuiç, në një ndeshje të prapambetur për shkakt që Sitit ishte i impenjuar në Kupën e Anglisë. Të dy ekipet vinin në këtë takim të qetë dhe të sigurtë në pozicionet e tyre. Goli i vetëm i këtij takimi është shënuar në minutën e 35-të të pjesës së parë nga sulmuesi boshnjak Dxeko, i cili ka vulosur shifrat e këtij takim shumë shpejt edhe pse skuadrat mund ti kishin dryshuar shifrat nëse lojtaret do të ishin treguar më të saktë në rastet e krijuara. Kjo ndeshje ishte më shumë e vlefshme për statistika sesa për rekuperim vendesh, pasi të dyja skuadrat janë të sigurta në pozicionet që ato mbajnë. Siti në vend të dytë tashmë me 75 pikë, 7 më shumë se Chelsi, ndërsa miqtë të qetë në mesin e tabelës me 48 pikë.Në një ndeshje tjetër të prapambetur në Premier Ligë mes Uigan dhe Suanse, e cila ishte shumë e rëndësishme për mbijetesë, vendasit u mposhtën në shtëpi 2-3 nga Suanse duke bërë që Uigan të rrezikojë shumë rënien në Championship, pasi ka vetëm 35 pikë dhe ndodhet në vendin e 18 në renditje.Ajo që bie në sy sot është derbi londinez mes Chelsit dhe Tottenhamit. Ky duel është tejet i rëndësishëm për të dyja skuadrat, pasi vendos shumë rreth pjesëmarrjes në Chempions Ligë.Vëmendja e të apasionurve të kampionatit anglez do të jetë e përqendruar te ky takim, i cili do të luhet në “Stemford Bridxh” dhe që pritet të dhurojë shumë emocione, pasi të dyja skuadra luajnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.