Juventus nis punën për përforcimin e skuadrës
Pas fitimit të titullit kampion, Juventusi pritet që të zhvillojë një merkato të fuqishme, ku synimi kryesor i drejtuesve bardhezi, është sigurimi i një sulmuesi potent dhe jo vetëm.Pas fitimit të titullit kampion në Itali, Juventusi pritet të zhvillojë një merkato të madhe ku padyshim përforcimi më i nevojshëm do të jetë në sulm. Pas marrjes së Lorentes me parametra zero nga Bilbao që në merkaton e Janarit, vëmendja e drejtuesve bardhezi vazhdon të përqendrohet në kampionatin spanjoll dhe veçanërisht te lojtarët e Real Madridit. Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se në sulm bomberi argjentinas, Higuain, vazhdon të tundojë jo vetëm drejtuesit e Zonjës por edhe trajnerin Konte, i cili kërkon të bëjë një dyshe së bashku me Lorenten. Përveç Higuain drejtuesit e Juventusit kërkojnë tu rrëmbejnë madrilenve edhe mesfushorin Angel Di Maria, i cili me një largim të mundshëm të Mourinhos nga kryeqyteti spanjoll, mund të dalë jashtë planeve të Madrilenve. Sipas “Korrere Delle Sport”, bëhet e ditur se Marota dhe Nedved po vazhdojnë negociatat me drejtuesit e Realit për të mbyllur që tani dy transferimet e shumëdëshiruara për bardhezinjtë.Merkato e Juventusit nuk do të ndalet me kaq, pasi përfitimet e ardhura nga fitimi i kampionatit u jep më shumë mundësi drejtuesve të kompletojnë skuadrën për vitin e ardhshëm, pasi pretendimet janë të mëdha për një rikthim të fuqishëm edhe në Europë. Përveç emrave të lartë përmenduar në radhët e klubit torinez vazhdojnë të qarkullojnë edhe emra të tjerë. Përsa i përket repartit të avancuar, Ibra vazhdon të mbajë gjallë zërat e një rikthimi, ndërsa edhe Jovetiç e Suares vazhdojnë të qëndrojnë nën mbikqyrjen e stafit të Juventusit.Ndryshe nga vitet e tjera kur bardhezinjë dështuan për të sjellë një Top Pelyer në gjirn e skuadrës, këtë vit Konte ka bërë të qartë se në rast dështimi, largimi i tij mund të vijë më shpejt seç mendohej.