Seria A, Roma bën hap fals në shtëpi ndaj Chievos

Atëherë kur u duk se Roma do të arrinte Kupat e Europës, vjen edhe zhgënjimi i radhës për kryeqytetasit. Pas një fitore të madhe në fundjavë ndaj Fiotrentinës, kundërshtarit direkt për zonën europiane, verdhekuqt kanë bërë një hap të gabuar përballë tifozerisë vendase, duke u mundur me rezultatin minimal 0-1 nga Kiovo. Kjo e fundit kishte nevojë për pikë që të siguronte mbijetesën dhe ja arrin qëllimit ndaj një Rome që në fazën e dytë të kampionatit kishte bërë shumë përmirësime. Veronezët arrijnë të dalin me kokën lartë nga Olimpico, pas fitores së arritur ndaj kryeqytetasve me një gol të shënuar në fund të takimit.Pasi kishin humbur shumë raste për shënim të dyja skuadrat gjatë 45 minutave të para dhe atyre të dyta, vjen goli i vetëm i këtij takimi në fund të kohës së rregullt  me autor Therau, gol i cili vlen jo vetëm tre pikë për Kievon por edhe qëndrimin në eliten e futbollit Italian. Ajo që vlen të theksohet në këtë përballje është fakti se në radhët e skluadrës veroneze, shqiptari me pasaportë finlandeze, Përparim Hetemaj, luajti nga minuta e parë. Ndërsa Roma me këtë humbje ka shuar rrezikun që tashmë të humbasë edhe vendin e pestë në renditje, nëse Udinese mposht Palermon.Përveç këtij takimi, Seria A vijon sot me të tjera përballje interesante duke filluar nga ndeshja mes Peskarës dhe Milan që do të luhet në orën 18 dhe për të vazhduar me takimet e tjera të orës 20 e 45. Kampionët e italisë, Juventusi do të luaj në një transfertë të vështirë ndaj Atalantës, e cila ka nevojë për pikë që të sigurojë qëndrimin në seria A. sfida më e rëndësishem e kësaj jave është ajo mes Interit dhe Lacios. Zikaltrit pas humbjes ndaj Napolit kërkojnë të rikthehen te fitorja ndërsa nga ana tjetër kryeqytetasit me Klosen në superformë, kërkojnë përsëri një fitore të madhe ashtu si ajo e fundjavës ndaj Bolonjës.Në javën e 36-të të kampionatit Italian sot do të luhen këto takime:Pescara - MilanAtalanta - JuventusBolognia - NapoliCagliari - ParmaInter - LazioPalermo - UdineseSampdoria - CataniaSiena - FiorentinaTorino - Genoa