Conte, Vidal, Pirlo, Barzagli më të mirët e sezonit te Juventus
Pas fitimit të titullit kampion në Itali për herë të 29 sipas Federates Italiane të Futbollit dhe të 31 në fushën e lojës sipas të gjithë bardhezinjve, mediat Italiane nuk kanë nguruar që të japin votat e tyre për pjestarët më të rëndësishëm të skuadrës bardhezi në një edicion ku Zonja ka dominaur nga fillimi deri në fund të sezonit.Përveç teknikut Konte, që është cilësuar nga të gjithë si ideatori kryesor i lojës së juventusit dhe si strategu i arritjeve, vlerësimet më të mëdha për paraqitjen e tyre në fushën e lojës i kanë marrë dy mesfushorët Pirrlo, Vidal por edhe qendërmbrojtësi Barxalji. Të tre këta lojtarë janë vlerësuar me notën 9. Pirlo njihet për rolin e tij si regjizor dhe organizator i lojës së Juventusit, ndërsa Vidal është vlerësuar për shpirtin luftarak. Këtë vit ka qenë perfekt pasi përveç rekuperimit të topave, pasimeve të shumta ai ka arritur të shënojë plot 15 gola, duke u bërë edhe golashënuesi i bardhezinjve për këtë edicion. Jo më kot, ai është konsideruar si lideri i ekipit në fushën e lojës. Me notën 8, janë vlerësuar dy mbrojtësit e hekurt të Juventusit, Bonuçi dhe Kielini. Ky ka patur shumë probleme me dëmtimet ndërsa Bonuçi me drejtësinë italiane. Ajo që bie në sy në këtë votim të kampionëve të Italisë është një votë e lartë për mesfushorin e ri dhe të talentuar francezin, Pogba. Ky i fundit ka qenë zbulimi i teknikut Konte në këtë sezon dhe jo me kot është vlerësuar me notën 8.5. Në mesfushë me nota të larta janë vlerësuar edhe Markizio dhe Asamoah. Përsa i përket sulmit, një repart që vazhdon të mos ketë rendimentin e duhur, lojtari që ka marrë votën maksimale është malazezi Vuçiniç. Ky i fundit është vlerësuar me notën 8, pasi ka bërë diferencën me lojtarët e tjerë të këtij reparti, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë konstant me lojën e tyre gjatë sezonit. Për sa i përket dështimeve të këtij sezoni, lojtarët si Anelka, Bender, Lakunta dhe mesfushori Pepe kanë qenë zhgënjimi më i madh i sezonit, pa harruar këtu edhe paraqitjet e dobëta të Isles si një nga blerjet më të mëdha të bardhezinjve në edicionin e kaluar.Pavarësisht këtyre vlerësimeve, ajo që është vërejtur te Juventusi në këtë sezon futbollistik është fakti se Konte ja ka dalë që në dy sezone të krijojë një lojë grupi kompakte duke rikthyer Juventusin në vendin që meriton të jetë.