Ikën Mourinho, vjen Zinedin Zidane
Largimi Morinjos nga radhët e madrilenve duket i pashmangshëm, por drejtuesit e skuadrës duket se kanë zgjedhur tashmë zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për ish lojtarin e kësaj skuadre kampionin francez, Zinedin Zidan.Në fund të sezonit duket se është i pashmangshëm dhe drejtuesit e Real janë vënë që tani në kërkim të zëvendësuesit të tij. Zërat për një kalim të mundshëm të teknikut të PSG në radhët e kryeqytetasve duket se janë venitur pas sondazhit të bërë nga gazeta “AS”, ku tifozët nuk e dëshirojnë në drejtim të "Galaktikëve". Duke u nisur nga ky fakt, e përditshmja “AS” shumë pranë klubit madrilène, bën të ditur se emri më i mundshëm për tu ulur në stolin e kryeqytetasve Iberik, është një ish "Galaktik" që ka luajtur për ngjyrat e këtij klubi dhe ka dhënë kontributin e tij edhe si drejtues. Bëhet fjalë për një emer të madh të futbollit botëror siç është francezi, Zinedin Zidan.Ish numri 10 i kombëtares franceze, kampion bote dhe Europe në vitet 1998-2000 dhe fitues i Chempionsligës së 9 me madrilenët, shihet si mundësia më e mundshme për të drejtuar ekipin Merengues.Emri i Zidan është edhe një dëshirë e vetë presidentit Florentino Perez, pasi marrdhëniet mes tyre janë të shkëlqyera. Ai ka theksuar në një intervistë për gazetën sportive “AS”, se nevojitet një kampion për të drejtuar skuadrën drejt trofeve dhe Zidan është një i tillë. Ky i fundit gëzon një mbështejtje të madhe te tifozët e kësaj skuadre, të cilët kërkojnë sezonin e ardhshëm fitimin e trofeut të 10 në Chempion.Kujtojmë që Zidan pasi ka përfunduar karrierën si lojtar, ka patur shumë oferta për trajner ku bie në sy ajo për të marrë drejtimin e Gjelave para se Deshamp të ulej në pankinën e kombëtares transalipne. Me largimin zyrtar të Mourinhos nga radhët e madrilenve, pritet që të bëhet gjithçka zyrtare edhe për konfirmimin e trajnerit të ri që do të drejtojë Realin në sezonin e ardhshëm.