Çelsi dhe Benfika dy skuadrat që do të luajnë në finalen e Europa Legaue
Çelsi dhe Benfika janë dy skuadrat të cilat do të luajnë në finalen e Europa Legaue që zhvillohet në Amsterdam me 15 Maj.Anglezët kanë bërë detyrën duke mundur 3-1 Bazelin, ndërsa fitorja me të njëjtin rezultat e portugezëve ndaj Fenerbahçes i ka dhënë atyre biletën për në finale.Çelsi kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë në Zvicër ndaj shkonte më e qetë në sfidën në fushën e vet. Por pavarësisht një pjese të parë të dominuar nga skuadra angleze, golin e gjen Bazeli me anë të Salah, duke krijuar panik në radhët e bluve, pasi një gol tjetër do të rrezikonte seriozisht kualifikimin e tyre.Por fillimi i pjesës së dytë zgjidh gjithçka për londinezët, pasi pa kaluar 15 minuta nga fraksioni i dytë i lojës, rezultati kishte shkuar në 3-1 falë rrjetave të Torres, Moses e David Luiz. Ndaj minutat e mbetura të ndeshjes bëhen formalitet, me Benitez që vendos të mos lodh më shumë disa nga futbollistët që kanë mbajtur barrën më të madhe të ndeshjeve në këtë pjesë të sezonit.