Kosovrasti: Nuk jam shkarkuar. Mbledhja e Këshillit bashkiak, e paligjshme
Të majtët në këshillin bashkiak votuan të Premten për largimin e Njazi Kosvrastit si kryetar i këshillit por vetë Kosovrasti e ka konsideruar ngjarjen si një grumbullim të paligjshëm të qytetarëve. Kosovrasti nuk e quan të vlefshëm mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe rrjedhimisht jo ligjor vendimin për shkarkimin e tij.“Ajo nuk ishte një mbledhje e këshillit bashkiak por një grumbullim i paligjshën i qytetarëve. Nuk është një vendim por një deklaratë e këshilltarëve që janë mbledhur atje ditën e djeshme. Pra në të dy vlerësimet nuk ishte as mbledhje e këshillit bashkiak as vendim por një deklarim i vullnetit të tyre”, u shpreh Kosovrasti.Ndërsa opozita në Këshillin Bashkiak thotë se mbledhja dhe votimi ishte i ligjshëm sepse u thirrë nga 1/3 e antarëve dhe shkarkimi u votua me 39 vota.Ditën e Premte, Këshilli Bashkiak organizoi një mbledhje jashtë rradhe, e thirrur nga 31 këshilltarë për shkarkim e Kosovrastit. Situata nuk ka qënë ajo e mbledhjeve normale sepse këshilltarët e PS-LSI nuk kanë hyrë brenda për shkak se dyert ishin të mbyllura dhe brava e ndryshuar. Në paradhomë, të majtët votuan për shkarkimin e kryetarit dhe propozuan Aldrin Dalipin si kryetar të Këshillit. Pas kësaj sitate, Bashkia e Tiranës dhe Kosovrasti e kanë konsideruar këtë veprim si një kundërshtim të ligjit dhe të pavlefshëm.