Harrohet nw Kamp Nou Havi Martinez

Euforia e Bajern Mynih për fitoren ndaj Barcelonë dhe kalimin në finalen e Ligës së Kampioneve ishte e dukshme. Në fakt, entuziazmi ishte aq i madh sa askush mes bavarezëve nuk e kuptoi se autobusi i skuadrës ishte larguar nga stadiumi "Kamp Nou" pa pasur të gjithë lojtarët me vete."I harruari" ishte mesfushori spanjoll Havi Martinez, i cili pas përfundimit të takimit u rrethua nga mediat vendase në zonën miks duke dhënë intervista të njëpasnjëshme.Por drejtuesit bavarezë nuk e vunë re që lojtari vazhdonte të jepte intervista dhe dhanë urdhrin që autobusi të nisej, duke marrë të mirëqenë faktin se çdo lojtar ishte brenda.Ndaj ishte shumë qesharake kur Martinez doli nga ambientet e stadiumit dhe mbeti i shtangur kur pa se kishte mbetur praktikisht në këmbë dhe se autobusi ishte larguar pa të. Pasi kontaktoi drejtuesit e klubit dhe u tregoi se kishte mbetur në stadium, u detyrua të merrte taksi për të shkuar në hotelin ku e priste pjesa tjetër e ekipit.