Tekniku Vilanova: Messi ishte i dëmtuar, skuadra ka nevojë për përforcime

Dëmtimi i Lionel Mesit dhe qëndrimi i tij në stol kanë sjellë kritikat e para për teknikun Tito Vilnaova dhe stafin drejtues të skuadrës katalanase. Ylli Argjentinas pritej me interes të zbriste në fushë por një vendim i minutave të fundit bëri që Messi të mos aktivizohej për asnjë minutë. Ky vendim ka shqetësuar katalanasit më shumë se sa humbja e turpshme e Barcelonës ndaj Bajern.Për të sqaruar këtë çështje dhe jo vetëm, tekniku i katalanasve Vilanova ka dhënë deklaratën e tij për shtyp pas ndeshjes duke theksuar se:  "Mesi nuk u aktivizua sepse ishte i dëmtuar dhe nëse do luante, rrezikohej që të dëmtohej më shumë, ndoshta mund të humbiste krejt sezonin. Kjo nuk do e ndihmonte skuadrën pasi prania e tij në ndeshjet e kampionatit do të ndihmojë skuadrën drejt fitimit të titullit", tha Vilanova pas përfundimit të ndeshjes.Më tej tekniku i katalanasve komentoi edhe humbjen e radhës ndaj bavarezve. "Bajerni ishte superior. Goli që shënuan na i zbehu shpresat dhe kjo ndikoi në pësimin e dy golave të tjerë. Si çdo skuadër, edhe ne kemi nevojë për përforcime. Në merkaton e verës do mundohemi të përmirësojmë ato pozicione që kanë pasur probleme këtë sezon. Tani le të fitojmë titullin kampion në Spanjë", shtoi trajneri i Barçës i cili pranoi superioritetin e skuadrës së Heinkes dhe shprehu qartazi se skuadra do ta ketë të domosdoshme blerjen e disa lojtarve të rëndësishëm në merkaton e ardhshme.Pavarësisht sqarimit që Vinlanova bëri për mosaktivizimin e Messit, mediat spanjolle vazhdojnë të akuzojnë si fajtorë stafin teknik, për shkak se vendosi ta aktivizojë në ndeshjen kundër Parisit, ndaj Bajernit në transfertë dhe kundër Bilabaos në kampionat e cila solli edhe përkeqësimin e dëmtimit.