Mourinho: "Ishim pa fat, mund të ishim kualifikuar"

Hoze Murinjo nuk e ka fshehur zhgënjimin e eliminimit nga Champions- i, aq më tepër që iu afruan përmbysjes ndaj Dortmundit. Në deklaratën e tij pas ndeshjes, "Special One" është dukur shumë i trishtuar për eleminimin, ndërsa ka lënë të kuptohet se kjo ishte ndeshja e fundit me madrilenët në kompeticionin Europian. Trajneri portugez theksoi pas ndeshjes se: "Përjetuam minuta plot emocione. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe jam krenar për paraqitjen e  lojtarve të mi. Shpresuam dhe luftuam deri në fund, por fatkeqësisht nuk ia dolëm mbanë të përmbysnim një rezultat që ishte shumë i vështirë.Më tej trajneri i madrilenëve shtoi se: "Jam shumë i acaruar, pasi nuk do ta kishim diskutuar kualifikimin në finale, nëse do kishim luajtur kështu edhe në Gjermani. Gjithsesi, unë dua t'i falenderoj tifozët për atmosferën që na krijuan dhe mbështetjen e zjarrtë. Krijuam shumë raste, por nuk mundëm t'i finalizonim si duhet. Vajdenfeler dhe fati ndikuan shumë. Nëse do kishim shënuar në pjesën e parë, ose më mirë në dhjetë minutat e para, gjërat mund të kishin shkuar më ndryshe.Në fund të deklaratës së tij, i ngacmuar nga gazetarët trajneri Mourinho foli edhe për të ardhmen e tij ku theksoi se: “Vendimin për të ardhmen time do ta vendos dhe do e bëj publik pas finales së Kupës së Mbretit. Do kryej një takim me presidentin Florentino Perez dhe më pas do vendosim përfundimisht se çfarë do të bëhet. Por ju a theksojë se nuk është aspak tragjedi nëse largohem. Reali i Madridit është një klub i madh. Ka fituar Champions-in e parë, të gjashtin, të shtatin, të nëntin, pa mua. Pra, ky klub mund të jetë shumë i suksesshëm edhe nëse nuk jam unë në krye të skuadrës. Unë dua një ambient që të më dojë në çdo fushë apo aspekt. Nuk bëhet fjalë vetëm për tifozët apo lojtarët. Në një klub duhet të gjesh mbështetjen në çdo element. Te Reali ka njerëz që më urrejnë. Ndërsa në Angli më duan shumë, sidomos një klub i caktuar”, ka përfunduar deklaratën e tij Mourinho, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e tij i përket Anglisë dhe skuadrës së Chelsit.