Ibrahimoviç kërkon largimin, Juve e pret me krahë hapur

Rikthim te Juventus apo jo, Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë pjesë e PSG në sezonin e ardhshëm, pasi është mërzitur nga "mediokriteti" i futbollit francez. Sulmuesi suedez nuk sheh asnjë lloj sfide me qëndrimin e tij te PSG, vetëm për të luajtur 1 ose 2 ndeshje entuziazmuese në muaj në Ligën e Kampioneve, ndërsa pjesa tjetër është shumë e thjeshtë dhe normale."Do të largohem nga Franca", këto janë fjalët që Ibra u ka thanë shokëve të skuadrës, pas ndeshjes së fituar 1-0 ndaj Evian, një skuadër e provincës, në një stadium ku ishin të pranishëm vetëm 12 mijë spektatorë edhe pse luante skuadra e yjeve të Francës."Sa të fitojmë titullin, unë do të nisem për pushime", ka qenë mesazhi i qartë i tij, duke bërë të ditur se nuk dëshiron të aktivizohet në javët e fundit të kampionatit që nuk kanë vlerë përveç statistikave, pasi PSG mund të sigurojë shumë shpejt matematikisht titullin e tretë në historinë e klubit, që mungon prej 19 vitesh.Përballë këtyre pretendimeve, drejtuesit e klubit Parisien duket se janë bërë gati t'i thonë lamtumirë futbollistit, edhe pse ky i fundit ka qenë arma e tyre më e fortë në këtë kampionat, duke shënuar 27 gola e dhënë 7 asist. Sulmi në merkato për të siguruar Kavanin apo Falkaon përforcon bindjen se Ibra do të largohet, me Juventusin që e pret krahëhapur dhe që pritet të bëjë oferten pa mbaruar mirë edicioni futbollistik 2012-2013.