Benfika - Fenerbahçe, formacionet e mundshme

Një tjetër takim që do të përcaktojë skuadrën finaliste të Europa Ligë është ai mes Benfikës dhe Fenerbahçes. Pas aktit të parë të luajtur në Turqi dhe të fituar nga vendasit me rezultatin minimal 1-0, portugezët do të kërkojnë përmbysjen e cila është mëse e mundshme, ndërsa nga ana tjetër skuadra e Fenerbahçes do të kërkojë të mbrojë rezultatin dhe të shënojë të paktën 1 gol i cili do të hapte shumë probleme për Luzitanët. Trajneri i Benfikës, Horge Hezis, beson se skuadra e tij ka gjithë potencialin e mundshëm për të shkuar në finale dhe për të fituar atë, ndërsa drejtuesit e ekipit turk kërkojnë të shkruajnë historinë pas investimeve të bërë në merakto.Në përballjen e mbrëmjes së sotme, trajnerët e të dyja skuadrave pritet të hedhin në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm. Trajneri i Benfikës, Hezis, pritet ta nisë me formacionin: 4-4-2.Në portë: Moreas, në mbrojtje: Pereira, Garaj, Luizao dhe Melgarejo, në mesfushë: Xhon, Matiç, Perez dhe Gaitan, ndërsa në sulm do të jenë dushja: Lima dhe Kardozo.Në kampin tjetër skuadra e Kanarinave pritet të hedhë nga minuta e parë formacionin: 4-2-3-1.Në portë: Volkan, në mbrojte: Gonul, Kyrkmaz, Jobo dhe Zigler, në qëndër të mesfushës: Kristian dhe Meireles, ndërsa në sulm treshja Dirk Kajt, Baroni dhe Erkin do të mbështesin sulmuesin e vetëm Sou.Ndeshja do të luhet në orën 21 e 05 minuta në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës me një kapacitet prej 65 mijë vendesh. Skuadra e Benfikës është më e favorizuar nga kompanitë e basteve. Fitorja e Luzitanve, kuotohet me koefiçentin 1.45, barazimi 4 ndërsa fitorja e Fenerbahçes kuotohet me koefiçentin 6.8.