Largimi i Mourinhos mund të sjellë rokadë në pankina dhe sulmues
Një kalim i mundshëm i Jose Mourinhos te Chelsea, do të sillte një efekt domino në botën e futbollit jo vetëm përsa i përket ndryshimit të trajnerëve dhe pankinave por edhe për disa futbollistë që për momentin janë në qendër të zërave të merkatos, ose më mirë të disa bomberave. Trajnerët që pritet të ndërrojnë ambient si rrjedhojë e kësaj lëvizjeje janë Ançeloti, Jurgen Klop dhe Henkes, të gjithë këtë emra që mund të zënë vendin e portugezit te kryeqytetasit Madrilen. Largimi i këtyre të fundit nga skuadrat respective, përveç Heinkes do të linin një hapsirë të madhe që detyrimisht do të plotësohet nga trajner të tjerë.Strategët që pritet ti japin një tjetër kuptim merkatos së verës, pritet të marrin me vete edhe bomberat me të mëdhenj të futbollit. Zlatan Ibrahimoviç nuk ndjehet mirë te PSG, po ashtu edhe Suarez, Sançez, Dzeko apo edhe Mario Gomez. Të gjithë këta me shumë mundësi do të ndërrojnë fanellë gjatë merkatos së verës.Por ka edhe nga ata, që pavarësisht kostos së lartë të kartonit, po "çmendin" klubet e Europës. Talenti malazez i Fiorentinës, Stevan Jovetiç, preferohet si nga Manchester City, Arsenal dhe Juevntus, ndërsa Edinson Kavani vazhdon të mbetet në shënjestrën e Real Madrid, Manchester City, Chelsea dhe PSG.Megjithëse është ende herët për të folur për gjëra konkrete, një gjë mund ta themi me siguri: Kjo merkato do të jetë spektakolare dhe me plot surpriza.