Tekniku Heynckes: Në "Camp Nou" nuk do të luajmë në mbrojtje

Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, në prag të ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës, ka bërë të ditur se ekipi i tij nuk do të ndryshojë asgjë nga loja e ndeshjes së parë në "Alianz Arena" dhe se askush nuk duhet të mendojë se ne do të luajmë në mbrojtje ndaj katalanasve."Në Kamp Nou na pret një ndeshje super e vështirë përballë një publiku të zjarrtë si ai i katalunjës. Ne zbresim në fushë me një avantazh të konsiderushëm që na lejon të mendojmë për finale, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi futbolli gjithmonë mund të dhurojë  të papritura. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi asgjë nuk ka përfunduar. Barcelona mbetet skuadra me e mirë e kontitnentit dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë fakt" u shpreh tekniku i bavarezve.Bajern ka një avantazh të thellë prej 4 golash ndaj Barcelonës, por Heinkes mendon se për të siguruar finalen, gjithçka do të bëhet më e thjeshtë nëse ekipi i tij vazhdon të sulmojë dhe të shënojë, siç ka bërë edhe më parë. "Do të mbajmë mbrojtjen sa më lart që të jetë e mundur dhe të mundohemi t'u imponojmë atyre stilin tonë ofensiv të lojës. Lojtarët e mi janë të përgatitur që të bëjnë të njëtën lojë siç bën në Gjermani. Ne nuk duhet që të luajmë në mbrojtje ndaj Katalanasve pasi kështu do të bënim një vetëvrasje. Do të kërkojmë që të shënojmë gol dhe nëse e arrijmë një gjë të tillë, atëherë kualifikimi do të jetë shumë më i lehtë", shpjegoi Henikes.Ndërsa në fund trajneri bavarez tregoi edhe një herë  profesionalizmin e tij duke thurur lavde për skuadrën e Barcelonës, e cila i ka dhënë një tjetër kuptim futbollit: "Barcelona është një skuadër me një klas të jashtëzakonshëm. Ata vazhdojnë të mbeten skuadra më e mirë në botë edhe pse janë mposhtur në Mynih. Në përbërjen e tyre kanë lojtarë të mëdhenjë që mund të bëjnë diferencat dhe një ndër ta është argjentinasi Messi, i cili jo më kot ka thyer çdo rekord të mundshëm" përfundoi Heinkes duke vlerësuar skuadrën katalanase dhe yllin e saj Messin.