19 vite pa legjendën e Formula 1, Ayrton Sena

1 Maji njihet në të gjithë botën si revolta e puntorëve, por në formula 1 kjo datë kujtohet prej 19 vitesh si dita tragjike humbi jetën piloti më i madh që ka njohur historia e sportit me makina.Pikërisht në datën 1 Maj të vitit 1994, Formula 1 dhe pista e Imolas u trondit nga humbja e pilotit brazilian  Ayrton Sena.Sot pas 19 vitesh, shumë adhurues të këtij sporti dhe veçanërisht fansa të kampionit Sena, e kujtojnë me dhimbje humbjen e cila nuk është harruar dhe nuk do të harroet asnjëherë për sa kohë formula 1 do të vazhdojë të dhurojë emocione për të apasionuarit e shpejtësisë.Në përkujtimin e kësaj dite, janë bashkuar emra të mëdhenj të sportit si bashkombasit e Senës, Pele, Ronaldo e Masa, pa harruar këtu edhe Shumakerin, skuderin Ferrari dhe emra të tjerë të botës së Formulës 1.