Mourinho projekton Chelsin e ri me Alonson dhe Falcaon
Pas eleminimit në Champions League nga Borussia Dortmund, e gjithë vëmendja e Real Madrid është përqëndruar te e ardhmja e trajnerit portugez, Hose Mourinjo. Fjalët e "Special One" pas ndeshjes lenë të kuptosh se e ardhmja e tij do të jetë pikërisht në Angli, dhe më saktë te skuadra e Chelsit."Në Angli të gjithë më duan, mbi të gjitha një klub", u shpreh Mourinho duke lënë të kuptohet se e ardhmja e tij i përket bluve të Londrës.Sipas tabloidit britanik "Daily Mirror" thuhet se, presidenti i Chelsea Roman Abramoviç ka rënë dakord me portugezin dhe i gjithë ky operacion do ti kushtojë plot 117 milionë euro. Rusi kërkon të rikthejë Chelsea-n e kohëve të arta dhe Mourinho ka në listë disa emra për ti afruar te "Blutë" e londrës. I pari që thuhet se ka arritur të nënshkruaj me Chelsin, është gjermani i Leverkusen Shurle. Pas tij në palet e skuadrës Londineze emri më i përfolur që vazhdon të çmendë Abramoviç, është Radamel Falcao. Ashtu si presidenti edhe tekniku portugez e dëshiron sulmuesin nën urdhërat e tij dhe kush më mirë se bosi rus mund tia realizonte këtë dëshirë "Special One".Përveç këtyre përforcimeve, në listën e trajnerit portuges kanë përfunduar edhe lojtari i Everton, Fellaini e Beil. Ndërsa pritet që të marrë me vete edhe mesfushorin Ksabi Alonso. Për sa u përket largimeve, Fernando Torres dhe Frank Lampard janë dy emrat më të lakuar për të ndërruar ambient. Sipas tablotidit britanik thuhet se këta dy lojtarë nuk janë as në planet e Mourinhios që në Angli konsiderohet që tani si trajneri i ardhshëm i Bluve të Londrës. Për të realizuar këto lëvizje, presidenti Abramoviç duket se është gati për të shpenzuar plot 117 milion euro.