Chelsea - Bazel, formacionet e mundshme

Pas fitores 2-1 në transfertë, skuadra e Chelsit do të kërojë në "Steford Bridxh" një tjetër sukses ndaj zvicerane të Bazel, në ndeshjen e kthimit të vefshme për gjysëmfinalen e Ligës së kampioneve. Londinezët shihen si skuadra favorite për të fituar trofeun e këtij kompeticioni pasi dështuan në mbrojtjen e titullit kampion në Chempions. Tekniku Benitez edhe pse e ka më të lehtë ndeshjen e kthimit ai përsëri nuk ka hezituar të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm për të qenë të sigurt se finalja e Amsderdam Arena do të jetë e tyre. Nga ana tjetër skuadra e Bazel dhe veçanërisht tekniku i kësaj skuadre, Murat Jakin, beson te mrekullitë dhe për të bërë realitet këtë ai duhet të mposhtë ekipin që një vit më parë ishte kampion Europe për klube.Në përballjen e mbrëmjes së sotme trajneri Benites pritet që të hedhë nga minuta e parë formacionin: 4-4-2.Në portë: Çeh, në mbrojtje: Azpilikueta, David Luiz, Terri dhe Eshley Kol, në mesfushë: Mata, Ramires, Lampard dhe Haxard, në sulm do të jetë dushja Moses dhe iberiku Torres.Në kampin tjetër, trajneri i skuadrës së Bazel, Jakin, pritet të hedhë në fushë formacionin : 4-3-3.Në portë: Somer, në mbrojtje: Degen, Shar, Dragoviç dhe Park, në mesfushë: Elnen, Stoçker, Sarei Die, ndërsa në sulm Salah, Streler dhe veterani Frai.Ndeshja do të luhet në orën 21 e 05 minuta në stadiumin e bluve të Londrës, "Steford Bridxh".Kompanitë e basteve shohin skuadrën e Chelsit si të superfavorizuar për triumph. Fitorja e Londinezve kuotohet me koefiçentin 1.5, barazimi 3.7 ndërsa fitorja e Bazel kuotohet me koefiçentin  5.7.