Klopp: Durtmundi po bën historinë me lojtarë të rinjë dhe të talentuar

Trajneri  Jurgen Klopp dhe skuadra e tij Dortmund janë tashmë në qiellin e shtatë pasi kanë arritur të realizojnë ëndrrën e madhe, kualifikimin për në finalen e "Umblit".Nëse në fillim të sezonit objektivi madhor ishte kalimi i grupit të hekurt përballë Manchester Sitit, Realit dhe Ajaksit, tashmë gjermanët kanë thyer çdo parashikim dhe janë ata finalistët e parë të finales së madhe të Chempions Ligë.Emocionet e kësaj arritje të madhe dhe një pune të palodhshme, i rrëfen pas ndeshjes strategu i kësaj skuadre, Jurgen Klop, i cili në shumë pak vjet arriti të ndërtonte një skuadër përfekte  pa shumë shpenzime.Pas sigurimit të kualifikimit, numri 1 i pankinës së Verdhezinjve deklaroi se: "Jam shumë i lumtur. Kemi siguruar finalen pas 16 vitesh, duke eliminuar një rival të madh në histori si Reali i Madridit. E prisnim që do të ishte e vështirë, por ne administruam mjaft mirë emocionet dhe ritmin e lojës. Edhe kur pësuam golin e dytë, nuk e humbëm qetësinë. Jam krenar për këta djem që dhanë gjithçka për të realizuar ëndrrën e madhe që për shumë njerëz ishte e pamundur në fillim të sezonit. Dortmundi po bën historinë me një ekip kaq të ri në moshë dhe me talente, që shumë kush dëshiron ti ketë në skuadër.", - u shpreh Jurgen Klop pas ndeshjes.Në lidhje me finalen e madhe të Uemblit dhe preferencat që Klop ka për kundërshtarin e radhës, ai u shpreh se: "Bavarezët janë një hap larg kësaj finale por duhet të presim dhe 90 minuta për të mësuar zyrtarisht skuadrën që do të pres biletën për në finale. Unë personalisht do të dëshiroja një finale krejtësisht gjermane. E them këtë pasi duam të hakmerremi ndaj Bajern, pasi ata na kanë rrëmbyr titullin kampion dhe na eleminuan në kupën e Gjermanisë. Kushdo që të jetë përballë, unë jam i bindur se do të jetë një finale e madhe,” përfundoi strategu i Burusias së Dortmund, i cili nuk përmbahet nga sadisfaksioni që i ka dhurruar sigurimi i kësaj finaleje të madhe.