Barcelona VS Bayern Munchen, formacionet e mundshme
Pas dështimit të Realit për të përmbysur fitoren ndaj gjermanve të Borusias, sonte radhën për të provuar një gjë të tillë e ka Barcelona, përsëri ndaj një ekipi gjerman që në Bundesligë vazhdon të bëjë diktatin dhe të vendosë rekorde. Por rezultati 4-0 i shënuar në "Allianz Arena" dhe forca e treguar nga Bajern Mynih deri në këto momnete i lenë pak shanse të besuarve të Vilanovës për një përmbysje të madhe. Te katalanasit pritet që sonte të rikthehet në mbrojtje Maskerano pas dëmtimit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë pak a shumë e njëjtë me atë që luajti në Gjermani. Në sulm Sançez duket në avantazh ndaj David Villës. Ndërsa tekniku Heinkes përveç mesfushorit Kros do të ketë në dispozicion të gjithë skadrën pasi është rikthyer edhe sulmuesi Mandzukiç që mungoi ndeshjen e parë për shkak të kartonave.Në superpërballjen e sotme, trajneri i Barcelonës, Vilanova, pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë formacionin 4-3-3.Në portë: Victor Valdes, në mbrojtje Abidal, Maskerano, Pike dhe Dani Alvesh, në mesfushë: Iniesta, Busquets dhe Xavi, në sulm: Pedro, Messi dhe Sanchez.Në kampin tjetër trajneri i skuadres së Bajern Mynih, Heinkes, pritet të hedhë në fushë formacionin: 4-2-3-1.Në portë: Neuer, në mbrojtje: Alaba, Dante, Boateng dhe Lam, në qendër të mesfushës do të jenë Shvajnshtaiger dhe Havi Martinez, ndërsa treshja Riberi, Myler dhe Roben do të mbështesin në sulm bomberin Kroat, Mandzukiç.Ndeshja do të luhet në orën 20:45 minuta në stadiumin mitik të “Kamp Nou” dhe do të drejtohet nga arbitri sloven Skomina. Barcelona shihet më e favorizuar nga kompanitë e basteve për të fituar ndeshjen ndërsa më pak e favorizuar për tu kualifikuar. Fitorja e katalanasve në takimin e kthimit kuotohet me koefiçentin 1.8, barazimi 4 ndërsa fitorja e miqve nga Bavaria kuotohet me koefiçentin 4.2.