Heynckes: Barça pa Messin nuk është shumë e fortë
Pas fitores së thellë 7-0 në dy takimet e gjysëmfinales së Chempions Ligë ndaj Barcelonës, trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes nuk e përmban dot gëzimin. Skuadra e tij ka mundur më të mirët e botës në vitet e fundit dhe ekzaltimi i teknikut gjerman është më se i ligjshëm.Në konferencën pas ndeshjes, trajneri Heinkes komplimentoi lojtarët e tij për atë çfarë treguan në këto dy përballje. "Duhen përgëzuar të gjithë lojtarët për përqëndrimin dhe përkushtimin që treguan edhe në ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës. Kur vjen pas një fitore 4-0, lojtarët në përgjithësi nuk kanë motivimin e duhur por te skuadra ime ndodhi krejtësisht ndryshe. Ata ishin të motivuar në maksimum dhe për asnjë çast nuk toleruan. Kjo meriton respekt dhe komplimente, tha trajneri i bavarezve për djemtë e tij.Më tej numri 1 i pankinës së Bajern shtoi se: "Unë e njoh mirë Barcelonën dhe filozofinë e saj. E dija se si do luante në të dyja ndeshjet, por asnjëherë nuk e prisja një fitore të thellë 7-0. Është e pabesueshme! Kemi qenë perfekt në të dyja ndeshjet. Lojtarët më kanë mahnitur për saktësinë në zbatimin e detyrave", - deklaroi trajneri i Bajernit.Nndërsa në lidhje me kundërshtarin e finales së Uemblit tekniku tha se: "Dortmundi e meriton finalen. Ka qenë surprizë e këtij edicioni për të gjithë, por gjithçka e ka arritur me një punë të madhe. Sërish na pret një kundërshtar që e njohim mjaft mirë. Gjithsesi, në finale nuk mund të bësh asnjëherë parashikime të sigurta",Në fund të deklarates së tij, gjermani Jup Hejnkes komentoi edhe mospraninë e Mesit në ndeshjen e kthimit. "Mesi është një legjendë e futbollit. Mosprania e tij në lojë na i bëri gjërat më të lehta. Duhet të pranojmë se Barça me Mesin është shumë më e fortë se ajo pa yllin argjentinas" përfundoi numri 1 i pankinës bavareze.