Bayern Munchen VS Borusia Dortmund, derbi i 4-të në një finale Championsi

Dominimi i skuadrave gjermane në Europë,  kalimi i Dortmund dhe Bayern në finalen e madhe të Chempoions Ligë që do të luhet me 25 Maj në stadiumin mitik të "Uemblit", shënon edhe derbin e katërt në historinë e këtij kompeticioni që do të luhet në një finale. Sfida mes Bajern dhe Borusias mbi të gjitha do të jetë finalja e parë gjermane në një kompeticon të tillë madhështor. Tre preçedentët e mëparshëm i njohim shumë mirë pasi janë realizuar vitet e fundit ndërsa kanë dhuruar emocione të shumta.Në sezonin 1999/2000 derbi i parë ishte një finale krejtësisht spanjolle e cila do të diskutohej mes "Galaktikeve" të Real Madrid dhe Valencias. Kjo finale përfundoi me fitoren e Madrilenve  të cilët arritën të koleksionon titullin e 8 në histori.  Dy sezone më vonë radhën për të luajtur një finale derbi në Chempions e kishte "Seria A". Në sezonin 2002/2003 e gjithë bota shijoi një finale italiane mes Milan dhe Juventus e cila u mbyll me triumfin e kuqezinjve të cilët fituan takimin pas gjujtjeve të 11-metërshave. Ky takim mbahet mend nga të gjithë si ndeshja ku Pavel Nedved nuk arriti të jepte kontributin e tij për bardhezinjtë në finale për shkak kartonash. Pas kësaj finale krejtësisht Italiane, në sezonin 2007/2008 erdhi radha Anglisë që të dërgonte në finale e Ligës së kampioneve, dy skuadra Manchester Unitd dhe Chelsin. Derbi u fitua nga Djajt Britanik ndërsa për blutë e Londrës ishte finalja e parë në historinë e klubit.Pasi e shijuan të gjithë kampionët më të mirë të kontinentit Europian një derbi në Chempins, radhën për të përjetuar emocione të forta e ka tashmë Gjermania që duhet theksuar se në vitet e fundit ka njohur një rritje të madhe. Ky Derbi krejtësisht me ngjyra gjermane mbetet për tu parë dhe shijuar më 25 Maj në mitikun "Uembleit".