Dy dhuratat që kërkon Ferguson nga drejtuesit

Pasi dominoi Premier League-n dhe festoi titullin e 20-të në historinë e klubit, katër javë nga fundi, tashmë trajneri Sir Alex Ferguson po përgatit edhe planin për të dominuar vitin e ardhshëm në Champions League. E mbase me një tjetër trofe të rëndësishëm europian ai do i japë lamtumirën edhe karrierës së tij.Por, duke parë edhe konkurrencën e shtuar të dy klubeve fantastike gjermane, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, rivaliteti sezonin e ardhshëm pritet të jetë më i madh në Champions, prandaj tekniku skocez u ka kërkuar një sakrificë financiare drejtuesve të klubit për të blinduar skuadrën në mesfushë dhe sulm.71-vjeçari i ka të qarta idetë: dy emrat që do synojë të afrojë në verë janë Cristiano Ronaldo dhe Claudio Marchisio.