Lojtarët Kuqezi pushtojnë merkaton verore
Lojtarët e kombëtares shqiptare vazhdojnë të zënë faqet e gazetave ndërkombëtare, për mundësitë që ato kanë për të lëvizur gjatë merkatos verore.Paraqitja e mirë që ato kanë bërë me përfaqsuesen Kuqezi, ka bërë që shumë skuadra të njohura në Europë dhe kryesisht në Itali, të hedhin vështrimin drejt talenteve shqiptarë. Një ndër skuadrat e mëdha dhe që vazhdimisht ka nën vëshgim lojtarët shqiptarë, është ekipi italin i Lacios. Pas Canës dhe Strakoshës që luan me të rinjtë, drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare, kërkon të shqiptarizojë skuadrën bardhekaltër. Elseid Hysaj është emri më i fundit që flitet se mund të kalojë në radhët e kryeqytetasve. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, ndërsa është konfirmuar edhe nga menaxheri italian i lojtarit. Por akoma më bindëse e bënë këtë tratativë babai i futbollistit, Gëzim Hysaj, i cili ka pohuar në mediat italiane se drejtori teknik i Lacios, Igli Tare, është interesuar për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare dhe skuadrës së Empolit. Nëse kjo skuadër arrin të ngjitet mes më të mirëve të Seria A, atëherë me shumë gjasa Hysaj mund të mos shitet, ndërsa nëse objektivi dështon, atëherë Empoli do t'ia shesë atë klubit kryeqytetas. Listës së lojtarëve të kombëtares që pritet të ndryshojnë ambient në sezonin e ardhshëm, i shtohen edhe emra si Andi Lila dhe Mergim Mavraj. I pari mund të kalojë në Seria A te Kievo ndërsa i dyti është nxjerrë në shitje nga klubi i Grother Furth dhe pritet të nëshkruaj me Maincin, Shtutgartin ose Hofenheimin.Përveç Lilës numrit të lartë të shqiptarëve që mund ti bashkohen Serisë A mund ti shtohet edhe Sadiku. Ky i fundit është një ndër golashënuesit më të mirë në ligën e 2-të në Zvicër, ndërsa pritet të kalojë në kampionatitn Italian ku kërkohet me ngulm nga skuadra e Lacios dhe Sienës, por pa harruar edhe ofertën e ardhur nga Korinthians në Brazil. Tashmë kontigjenti i lojtarëve shqiptarë ëshë bërë një pikë referimi për skuadrat e mëdha europiane, ku ato të Seria A tregojnë gjithmonë e më shumë një interes të vazdueshëm, kjo ndoshta edhe e ndikimit që ka trajneri i kombëtares, De Biazi.