Rikthehet Champions League
Chempions Ligë rikthehet këtë mesjavë për të përcaktuar dy skuadrat finaliste të këtij eventi madhështor për klube.Sonte në mbrëmje do të përcaktohet finalistja e parë e cila do të vendoset mes Real Madrid dhe Borusia Dortmund. Këta të fundit pas fitore bindëse në Gjermani me rezultatin 4-1, janë shumë pranë kalimit në finale por duhet të presim dhe të shohim se si do të shkojnë 90 minutat e kthimit në Santiago Bernabeu. Edhe pse nuk ka patur asnjëherë një përmbysje të rezultatit 4-1 në një gjysëmfinale, madrilenët do të provojnë sonte të bëjnë një gjë të tillë. E vetmja përmbysje e famshme, megjithëse nuk ka qënë në gjysëmfinale, ka qënë ajo e Deportivo kundër Milan më 7 prill 2004 nga 4-1 në 4-0 për Spanjollët. Por pavarësisht kësaj Real Madrid do të tentojë deri në fund një përmbysje ndaj Borussia Dortmund. Edhe pse ndeshja e parë përfundoi 4-1, madrilenët ende shpresojnë se finalja e "Uemblit" nuk është e pamundur të arrihet .Madrilenët kanë kujtime të bukura nga përballjet me gjermanët. Në 23 ndeshje të zhvilluara "Los Blancos" kanë fituar 17 prej tyre duke shënuar 51 gola e duke pësuar 21. Nga këto 17 fitore tre prej tyre janë me përmbysje. Në vitin 85 Real fitonte ndaj Mynshengladbah 4-0 ndeshjen e kthimit. Në 86 Madrilenët përmbysnin rezultatin ndaj Kelm 5-1 në Bernabeu, ndërsa në 98 përmbysnin rezultatin ndaj Leverkusen 3-0 duke fituar në fund edhe krejt turneun. Përveç takimit të sotëm ku shumë fansa në të gjithë botën presin një përmbysje të madhe të Realit, Chempions Liga do të vazhdojë nesër me të tjera emocione, ku një tjetër skuadër Iberike synon një tjetër hakmarrje ndaj gjermanëve. Barcelona duket se e ka më të vështirë ndaj një super Bayerni, që ka nja avantazh prej 4 golash.