Real VS Dortmund, formacionet e mundshme

Sonte në mbrëmje do të mësojmë finalisten e parë të sezonit 2012-13 në Champions League.Pas humbjes së rëndë 4-1 në Gjermani, Real Madrid do të tentojë përmbysjen në "Santiago Bernabeu" kundër Borussia Dortmund, e cila ka rezultuar me të vërtetë surpriza e këtij edicioni, duke iu referuar këtu shpenzimeve të pakta që drejtuesit e skuadrës kanë bërë për të ndërtuar një ekip pretendent. Gjermanët ashtu si në ndeshjen e parë nuk do të kenë ndryshime në formacion. I vetmi që rrezikon të mos luajë nga të besuarit e Jurgen Klopp, është mbrojtësi i djathtë, polaku Piszçek, që pritet të zëvendësohet nga  Groskrojtc. Ndërsa trajneri Mourinho pritet të bëjë tre ndryshime karahasuar me  përballjen e parë: Essien do të luajë në të djathtë, ndërsa Ramos në qëndër me Varan. Ndërsa në mesfushë do të jetë Modriç në vend të Kedires dhe Di Maria do ta nisë nga minuta e parë.Trajneri i Madrilenve pritet të hedhë nga minuta e parë formacionin 4-2-3-1.Në portë: Diego Lopez, në mbrojtje: Essien, Varane, Ramos, Koentrao ,në qendër të mesfushës do të jenë Ksabi Alonso dhe Modriç, ndërsa treshja Di Maria, Oezil, Ronaldo do të mbështesin në repartin e avancuar sulmuesin argjentinas, Higuain, që ashtu si në ndeshjen e parë duket se ka fituar balotazhin për një vend në formacion ndaj francezit Benzema.Në kampin tjetër, trajneri Klop pritet që tu përgjigjet spanjollëve me të njëjtin formacion 4-2-3-1.Në portë: Vaidenfeler, në mbrojte: Piszçek, Subotiç, Hummels, Shmeltser, përpara mbrotjes do të jenë dyshja: Bender dhe Gyndogan, ndërsa treshja Blazikovski, Gëtse, dhe Rojs do të mbështesin në sulm vrasësin e madrileneve në ndeshjen e pare, polakun Levandovski.Ndeshja do të luhet në orën  20:45 në stadiumin mitik të Bernabeut dhe do të gjykohet nga anglezi Houard Uebb.Madrilenët shihen nga kompanit e basteve si super të favorizuar. Fitorja e Real kuotohet me koefiçentin 1.6, barazimi 3.8 ndërsa fitorja e Dortmund kuotohet me koefiçentin 4.5.