"Camp Nou", fusha e mallkuar për Bavarezët
Bajern Mynih ka treguar një karakter të lartë në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, ku bavarezët fituan me rezultatin e pastër 4-0. Ajo që shqetëson të gjithë në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet nesër, është fakti se "Camp Nou"mund të quhet pa frikë një fushë "e mallkuar" për Bajern. Të besuarit e Heinkes rikthehen në këtë impiant gjigand të futbollit, pas fitores bindëse 4-0 në "Allian Arena", por kujtimet e hidhura nga Katalunja pritet të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes së kthimit.Pikërisht në Stadiumin e Katalanasve, bavarezët kanë humbur shansin më të mirë për të fituar titullin e Ligës së kampioneve në vitin këtë 1998-99 përballë Manchester United. Humbja e bavarezëve në ato vite të largëta erdhi për më tepër vetëm në dy minutat e fundit. Për të mos mjaftuar kjo, një dështim tjetër i madh i skuadrës së Bayern në “Camp Nou”, ka qenë ai i sezonit 2008-09, ku Bavarezët u mundën në çerekfinale me rezultatin e pastër 4-0, pikërisht ndaj Barcelonës.Në ato vite Messi ishte shumë i ri, ndërsa tani me një eksperincë më të madhe mbi supe, ylli argjentinas pritet të marrë përdore ekipin e tij, drej një përmbysje që të gjithë përveç katalanasve e konsiderojnë si të pamundur.Faktet tregojnë se stadiumi mitik "Camp Nou", është një teren i mallkuar për Bavarezët, të cilët kërkojnë të thyejnë këtë tabu dhe të presin biletën për finalen e Uemlit.Nesër në mbrëmje mbetet për tu parë nëse tabuja vazhdon të mbetet e tillë apo do të thyhet nga të besuarit e Heinkes, që këtë vit kërkojnë me çdo kusht të ulin nga froni, skuadrën që ka prodhuar futbollin më të mirë të dhjetvjeçarit të fundit.