Real Madrid - Borusia Dortmund, shifra dhe kuriozitete
1 - Që të mund të përsërisin suksesin e vitit 1998 Borussia Dortmund, Real Madrid duhet që të barazojë përmbysjen rekord të fitores më të madhe gjatë historisë në Champions league. Milani humbi ndaj Deportivos 4-0 në Spanjë, ndërsa fitoi në shtëpi 4-1.2 - Reali i dha fund mbizotërimit të Dortmundit si kampione e Europës në gjysmëfinalet e 1997-98. Fernando Morientes dhe Cristian Karembeu shënuan dy golat e fitores në Madrid, duke eliminuar ekipin e Jupp Heynckes. Drejtori sportiv aktual i verdhezinjve, Michael Zork, dhe koordinatori i ekipit të të rinjve, Lars Riken, ishin lojtarë në të dy takimet e zhvilluara.3 - Dortmundi nuk është mundur asnjëherë në takimet jashtë në Champions League, ndërsa ka një fitore dhe katër barazime, por Reali ka fituar tri dhe ka barazuar dy herë në "Santiago Bernabeu". Ata kanë humbur vetëm një ndeshje nga 17 të luajtura në shtëpi në Champions, në tri sezonet që Mourinho ka qenë nën drejtimin e Realit.4 - Rekordi i madrilenëve ndaj ekipeve mike gjermane është 18 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje. Sezonin e kaluar ata mundën në "Allianz Arena" 2-1 nga Bayern Munchen, ndërsa u eliminuan më pas me penallti në Madrid. Bayerni me fitoret në 2000 dhe 2001 është i vetmi ekip i Bundesligës që ka fituar në "Bernabeu".5 - Rekordi i "verdhezinjve" ndaj ekipeve spanjolle në Spanjë është 1 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Suksesi i tyre i vetëm ka qenë fitorja 1-0 ndaj Atletico Madrid në fazën e grupeve të Champions League në 1996-97, në sezonin kur ata e fituan këtë trofe.6 - Rekordi i Real Madrid në fazat me dy takime ndaj klubeve gjermane në kompeticionet e UEFA-s është 11 fitore dhe 7 humbje. Kurse rezultatet e Dortmundit ndaj atyre spanjolle janë 4 fitore dhe 2 humbje.7 - Dortmundi është eliminuar një herë më parë, ndërsa ka fituar në takimin e parë me rezultatin 3-0. Kjo ka qenë hera e vetme në 14 ndeshje të luajtura pas fazës së grupeve. Klub Brugge arriti që ta kthente këtë rezultat, duke fituar në Belgjikë 5-0 në sezonin 1987-88 në raundin e tretë të Kupës UEFA.8 - Reali ka arritur të përmbysë një humbje në takimin e parë 22 herë, duke dështuar në 14 raste, përfshirë edhe tri të fundit. Por ata ia kanë dalë që të kualifikohen edhe pasi kanë pësuar shumë gola në takimet e para: ndaj Derbi Kountit në sezonin 1975-76 në European Champion Clubs Cup raundi i dytë (1-4 jashtë, 5-1 brenda; ndaj Anderlecht në 1984-85 UEFA Cup raundi i 3-të (0- 3 jashtë, 6-1 brenda); Borusia Munchengladbah në sezonin 1985-86 UEFA Cup raundi i 3-të. (1-5 jashtë, 4-0 brenda).