Messi karikon skuadrën:"Do ta përmbysim rezultatin ndaj Byern"

Ylli argjentias, Lionel Mesi, duket se ka kaluar tashmë dëmtimin dhe ndeshja e fundjavës ndaj Bilbaos e ka treguar më së miri këtë fakt. Me zbritjen e tij në tapetin e gjelbërt, loja e Barcelonës ndryshoi rrënjësisht, pasi pleshti tregoi se ka arritur formën e tij më të mirë. Numri 10-të i katalanasve  beson në një përmbysje të rezultatit edhe pse çdo gjë duket e mbyllur për skuadrën e Bayernit, e cila ka arritur të fitojë 4-0 në "Mynshen Arena". Argjentinasi nuk shquhet për daljet e tij në konferenca për shtyp por kësaj radhe ka qenë ai i cili ka motivuar skuadrën me një mesazh plot optimizëm për përmbysjen e madhe ndaj Bavarezve."Ndj Bilbaos treguam se mund të përmbysim rezultatin edhe pse na iku fitorja nga duart në minutat e fundit. Ndaj Bayern të gjithë jemi të vetëdijshëm se është shumë e vështirë, por në futboll duhet të besosh deri në sekondat e fundit. Ne po përgatitemi në maksimum për këtë supërsfidë pasi synojmë të realizojmë një tjetër përmbysje të madhe ashtu siç bëmë ndaj Milan në çerekfinale".Në skuadrën katalanëse, të gjithë mendojnë se asgjë nuk ka përfunduar. Ashtu si Ylli katalanas Messi, besimin për të fituatr ndaj Bayern dhe për të kaluar në finale nuk e kanë humbur as presidenti Rosell dhe as trajneri Vilanova. I pari deklaron se Barcelona e tij është krijuar për të bërë të pamundurën dhe synimi ynë është të shkojmë në "Uembli".Ndërsa numri 1 i pankines Katalanase, Tito, deklaron se: " Nëse arrijmë të shënojmë dy gola në pjesën e pare, atëherë gjërat për t'ia arritur qëllimit do të jenë më të lehta në të dytën. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe ne do të bëjmë maksimumin për të qëndruar përsëri me kokën lartë" ka përfunduar Vilanova.