Jurgen Klopp: Borusia ime nuk do të luaj në mbrojtje

Borusia Dortmund nuk do të luaj në mbrojtje ndaj Real Madrid në "Santiago Bernabeu". Ky është premtimi i Jurgen Klop, i cili në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend që të shpërdorojë potencialin ofensiv që ka në skuadër.Ai është i bindur se të besuarit e tij do të bëjnë të pamundurën që të shënojnë të paktën një gol në fushën kundërshtare, për ta patur më të lehtë pastaj kualifikimin për në finalen e Uemblit. "Është normale që Real Madrid do të mendojë për përmbysjen e rezultatit. Në fushën e tyre ata do të kërkojnë të shënojnë që në minutat e para, por ne jemi të përgatitur për një gjë të tillë. E dimë që ndaj Madrilenëve do të duhet të luftojmë me të gjitha forcat dhe shënimi i një goli do të na lehtësonte më shumë punën".Në lidhje me mundësitë që skuadra e tij ka për të shënuar gol në ndeshjen e kthimit, tekniku i verdhezinjve shton se: "Kemi një potencial të madh ofensiv dhe nuk do të luajmë në mbrojtje pasi kjo nuk është arma jonë më e fortë . Reali ka lojtarë të jashtëzakonshëm në sulm, por edhe ne nuk mbetemi prapa, pavarësisht  pagave që përfitojnë. Ideja që kemi në mendje është të shfaqemi si një skuadër kompakte dhe e patrembur", tha ai, duke iu referuar faktit se në radhët e skuadrës së tij luan një treshe e frikshme në sulm, si Levandovski-Gëtze dhe Rois, të cilet bënë që të vuante shumë prapavija madrilène në takimin e parë.Në fund të deklaratës së tij, Klop theksoi se: Askush nuk e ka menduar që ne do të jemi në këtë fazë. Kjo është një ëndërr për të gjithë ne, të cilës do ti shkojmë deri në fund. Por e vetmja mënyrë për të realizuar ëndrrat është duke qenë guximtarë dhe ne e kemi treguar  një gjë të tillë", përfundoi trajneri i Borusia Dortmund.