Muorinho largon presionin nga skuadra: "Nëse dështojmë është faji im"

Realin e Madridit e pret një detyrë super e vështirë sonte në Chempions Ligë. Parballë Borusias së Dortmund, Madrilenëve u duhet një fitore 3-0 për tu bërë ata finalistët e mbrëmjes së madhe në “Uembli”. Trajneri i "Galaktikëve mendon se skuadra e tij ka gjithë potencialin e duhur për ta bërë një gjë të tillë edhe pse verdhezinjtë kanë një avantazh të konsiderueshëm nga ndeshja e parë.Në deklaratën e tij të fundit para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, tekniku portuges thekson se: "Duhet të luajmë fortë që në minutat e para, duhet të shënojmë gol që në 10 minutat e para dhe më pas të mendojmë për të bërë gola të tjerë. Nëse shënojmë shpejt, objektivi i përmbushjes do të jetë më i lehtë për ne ".Më tej  "Special One" kërkon të ulë presionin ndaj skuadrës, duke pohuar se një dështim i mundshëm do të ishte vetëm përgjegjësia e tij dhe jo e lojtarëve. "Në çdo klub dhe jo vetëm te Reali, suksesi është meritë e të gjithëve, ndërsa e njëjta gjë nuk ndodh për dështimin sepse përgjegjësitë i merr vetëm trajneri. Lojtarët duhet që sonte të rrinë të qetë, dështimi bie vetëm mbi supet e mia . Rekordi i 100 pikëve  i vendosur në kampionat është i Realit të Madridit dhe nëse nuk presim biletën e finales, ky do të ishte një dështim" vijoi ai.Në fund të inervistës së tij, Mourinho nuk hezitoi ti japë përgjigje Kajzerit gjerman Bekenbauer, i cili thekson se tashmë i ka rdhur fundi dominimit të Spanjes në futboll. " Bekenbauer duhet të presë dhe të shohë edhe 90 minutat e fundit. Unë mendojë se është nxituar me deklaratën e tij, pasi sonte dhe nesër do të shohë se çfarë janë në gjendje të bëjnë  Reali dhe Barça" përfundoi deklaratën e tij numri 1 i pankinës së "Galaktikëve".