PDIU përshëndet “amnistinë” për toponimet: Duhet zgjidhje përfundimtare

Teksa bashkohen me gëzimin e emigrantëve shqiptarë lidhur me “amnistinë” që u dha shteti helen për festën e pashkëve grupit të emigrantëve që kanë probleme me toponimet në pasaporta, Partia për Drejtësi dhe Unitet bën thirrje për rishikim përfundimtar të këtij vendimi bllokues, i cili në të vërtetë është antiligjor në të gjithë kuptimet.“PDIU ndërsa shpreh kënaqësinë që autoritetet greke nëpërmjet këtij pranimi, po lejojnë kalimin e qytetarëve tanë në kufijtë grekë që janë kufijtë e Europës së Bashkuar, bën thirrje për rishikimin përfundimtar të këtij vendimi bllokues, i cili në të vërtetë është antiligjor në të gjithë kuptimet.Ai cënon të drejtën e lëvizjes së lirë, të jetës në familje, të bashkimit familjar, të gjithë të drejtat e lidhura me shtetësinë për shkak të një problemi administrative në dokumenta. Pra ajo çka grekët e konsiderojnë një problem administrativ po cënon një sërë të drejtash themelore. Cdo jurist e di këtë dhe PDIU inkurajon shtetasit tanë që të sigurojnë një mbrojtje legale për këtë çështje. Shteti shqiptar duhet ta trajtojë këtë problem në këtë optikë: një e metë administrative sado e rëndësishme qoftë, nuk mund të cënojë një të drejtë themelore “ thuhet në një deklaratë të kësaj partie të shpërndarë për mediat.“Ky vendim i paraqitur si një lloj marrëveshje me autoritetet tona dëshmon megjithatë se qëndrimi i autoriteteve greke nuk është një qëndrim ligjor, i mbështetur mbi dokumentet ndërkombëtare, por një qëndrim i motivuar politikisht që mban parasysh luhatjet e humorit të segmenteve të caktuara të autoriteteve greke në varësi të zhvillimeve në vendin tonë. Nëse ata do të kishin një qasje legaliste, atëherë nuk mund të kishte dhuratë për festa, por qëndrim unik gjithmonë” theksonh me tej PDIU.Të shtunën, pas negociatave mes autoriteteve policore të dy shteteve u arrit një marrëveshje për lejimin e kalimit të gjithë fëmijëve të emigrantëve shqiptarë lindur në Greqi përgjatë Pashkëve deri më datën 12 maj. Pas kësaj date përsëri do të kthehet në fuqi "ligji i vjetër" dhe këta fëmijë nuk do të lejohen më të kalojnë kufirin me Greqinë.