Ministri Noka padi civile ndaj Sajmir Tahirit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2013, 13:34
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka depozituar në Gjykatën e Tiranës një padi civile për shpifje ndaj deputetit socialist Sajmir Tahiri.Pak ditë më parë deputeti Tahiri publikoi disa fotografi, në të cilat ai pretendon se ministri Noka kishte takuar shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarin kryesor të Policisë për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj.Më herët në një reagim të saj Ministria e Brendshme, hodhi poshtë si të pavërteta deklarimet e deputetit socialist, mbi një takim të ministrit, me njerëz që kanë lidhje me biznesmenin Arben Frroku.